A e dini kur është zbuluar letra e parë e kuzhinës?

Oct 14.2016

Letra e kuzhinës daton nga fillimi i shek. XX dhe ajo u shpik aksidentalisht.

Më 1907, banorët e qytetit të Filadelfisë vuanin kohë pas kohe nga epidemitë.

Një mësuesi të një shkolle lokale, i cili e vuri re këtë epidemi i ra ndër mend një ide për t’i prerë fletët e fletores në copa katrore, të cilat në atë kohë ishin më të buta dhe ua shpërndau ato nxënësve të sëmurë. Ai i udhëzoi fëmijët që t’i përdornin ato vetëm një herë, pa e përdorur atë për herë të dytë.

Kjo ishte një zëvendësim për leckat/shamitë, nga përdorimi i sëcilave përhapeshin shumë sëmundje.

Scot Paper Company, kompania kryesore e letrës higjienike në botë dhe Arthur Scott dëgjuan për idenë e këtij mësuesi, i cili kishte ndihmuar luftimin e epidemive në shkollë. Arthur Scott e pëlqeu aq shumë këtë ide sa që u bind se këtë letër do të mund ta përdorte edhe për qëllime të tjera. Fillimisht a bëri një rul të letrave të kuzhinës nga një barrë e refuzuar e letrës higjienike. Këto fletë të vogla të letrës u shitën si letra kuzhine të lira. Emri i produktit ishte “Sani-papper” me frazën “Për një përdorim dhe nga një përdorues”. Një fletë e vetme ishte trembëdhjetë inç e gjerë dhe tetëmbëdhjetë inç e gjatë.