Vizitoni Stambollin falas me #loveBora

Feb 8.2017

Brendi Bora me rastin e 8 Marsit, Ditës së Gruas, organizon kampanjën #loveBora, përmes së cilës synohet të përçohen mesazhet më të veçanta të dashurisë për nënat, gratë dhe të dashurat tona në përgjithësi.

Për të marrë pjesë në këtë lojë duhet ta postoni një fotografi/video nga e kaluara apo e tashmja e të dashurve tuaj me poezi, mesazh/thënie të veçantë, vizatim/pikturë, dedikim prekës apo çfarëdo forme përmes së cilës mund të shprehen ndjenjat më të thella të dashurisë. Fotot duhet të postohen në profilet tuaja personale me përshkrimin #loveBora dhe duhet të jenë publike.

5 fotografitë/videot më mbresëlënëse  me mesazhet më të mira do ta fitojnë nga një udhëtim tre ditor për çifte në Stamboll.