World Toilet Day

Nov 19.2016

‘World Toilet Day’ është dita ndërkombëtare e ndërgjegjësimit dhe nxitjes për ta luftuar krizën botërore sanitare, një temë e cila jo rrallëherë neglizhohet dhe shndërrohet në tabu.

Sot 2.4 miliardë njerëz ende përdorin tualete jashtë çdo standardi, ndërsa 1 miliard njerëz përdorin ambientet e hapura për nevojat e tyre. Ata luftojnë për një të ardhme më të mirë e me pastërti për vete dhe për fëmijët e tyre.